Donald Trump do takohet me kryeministren Theresa May gjatë vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime, ku do të diskutohen çështje të tilla si ndryshimet klimatike.
Takimi vjen pavarësisht protestave kundër vizittës së Trump në vend që janë planifikuar në shkallë të gjerë në disa qytete të Britanisë, përfshirë një demostrim në Trafalgar Square.
Udhëheqësi i Labour, Jeremy Corbyn do t’i drejtojë protestuesit në tubimin në Londër.
Trump vlerësoi “miqësinë e përjetshme” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së gjatë një banketi shtetëror në Buckingham Palace në ditën e parë të vizitës së tij.
Mbretëresha tha se vendet po festonin një aleancë që kishte siguruar sigurinë dhe prosperitetin e të dy popujve përgjatë dekadave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.