×
  • Lajme
  • Botë

    Trump do të akuzohet për skandalin me aktoren e filmave për të rritur, aktakuza do të ngritët në ditët në vijim

    Reporteri
    31 Mars 2023 | 0:19

    Donald Trump do të jetë ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të përballet me akuza penale, raporton New York Times.

    Akuzat konkrete ende s’janë bërë të ditura, por çështja lidhet me një pagesë ndaj një ylli të filmave për të rritur gjatë fushatës së tij të 2016-s.

    Sipas NYT, Juria e Madhe në Manhatan votoi që Trump të ndiqet penalisht për këtë vepër, derisa aktakuzë u tha se do të lëshohet ditëve në vijim.

    Trump këmbëngul se do të vazhdojë të kërkojë nominimin për të rikandiduar për president të SHBA-së në garën presidenciale të 2024-ës, edhe nëse juria e madhe votonte për të paditur.

    Nga ana tjetër, CBS News raporton se avokatja e Trumpit, Susan Necheles, tashmw ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës ndaj ish-Presidentit të SHBA’ve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!