×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: Dritë në fund të tunelit në luftën ndaj koronavirusit

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 9:00
    President Donald Trump speaks about the coronavirus in the James Brady Press Briefing Room of the White House, Tuesday, March 31, 2020, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)

    Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist se rastet me Covid-19 ishin ulur në pikat kritike të SHBA, duke thënë se tashmë sheh dritë në fund të tunelit.


    Të dielën në Nju Jork, që është epiqendra e sëmundjes në SHBA, u raportua rënie e numrit të të infektuarve dhe të vdekjeve.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist se rastet e coronavirusit ishin “nivelizuar” në pikat kritike të SHBA, duke thënë se ai pa “dritë në fund të tunelit”.

    Trump e përshkroi këtë rënie si shenjë të mirë, por paralajmëroi për më shumë vdekje pasi pandemia të arrijë kulmin e saj në SHBA.

    “Në ditët në vazhdim, Amerika do të ballafaqohet me kulmin e kësaj pandemie”, tha Trump në konferencën e tij të përditshme për koronavirusin.

    Ai tha se më shumë personel mjekësor dhe furnizime, përfshirë maska dhe ventilatorë, do të dërgohen në shtetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!