Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kritikoi ashpër Evropën përpara Samitit të G20 në Japoni, duke thënë se Evropa po sillet më keq se Kina.
Edhe pse më parë e përshkroi Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker “si njeri dhe biznesmen fantastik”, Trump kritikoi një nga anëtarët kryesorë të ekipit të tij, Margaret Westestor, transmeton Reporteri.net.
“Është një grua në Evropë, mos t’ia përmend emrin, ajo pritet ta zë vendin e Jean-Claude … Ajo urren SHBA-në, ndoshta më shumë se çdo person që kam takuar ndonjëherë. Ajo i padit të gjitha kompanitë tona”, u shpreh Trump gjatë ditës së djeshme. /Reporteri.net