×
  • Lajme
  • Botë / Fuqia e miliarderit

    Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 23:12

    Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk mund të marrë vendime i vetëm. Ai është i emëruari i Trumpit për ulje të shpenzimeve qeveritare.

    “Musk nuk mund të marrë vendime pa miratimin tim”, kështu iu përgjigj Trump në Zyrën Ovale pyetjes së gazetarëve amerikanë lidhur me “fuqinë” e miliarderit Elon Musk në qeveri.

    “Nuk kam vërejtur konflikte interesi në atë që bën Elon”, vazhdoi presidenti i SHBA-së.

    Trump tutje ka theksuar se Musk mund të largojë njerëz nga puna, nëse edhe administrata pajtohet me të.

    “Ai është i talentuar nga pikëpamja e menaxhimit dhe kostos dhe ne e vendosëm atë në krye që të shikojë se çfarë mund të bëjë me grupe dhe numra të caktuar.’, ka thënë Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!