×
  • Lajme
  • Botë

    Trump – Erdogan diskutojnë për tregtinë dhe Sirinë

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 22:14

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump diskutoi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan për disa tema, duke përfshirë çështjet e tregtisë dhe situatën humanitare në Idlib – Siri, tha sot Shtëpia e Bardhë.


    Dy liderët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të mbrojtur civilët në rajonin e Idlib, pasi aeroplanët e dyshuar rusë ose sirianë goditën qytetin e mbajtur nga kryengritësit në veriperëndim të Sirisë, raporton Reuters.

    Erdogan tha mbrëmë se një marrëveshje e arritur me SHBA ishte hapi i duhur drejt krijimit të një zone të sigurisë në veri-lindje të Sirisë, por se zbatimi i saj nuk duhet të vonohet, raporton CNN Turk.

    Ndryshe, Erdogan dje diskutoi gjithashtu për Sirinë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë, me të cilin ra dakord për krijimin e një zone të sigurisë përgjatë kufirit turko-sirian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!