×
  • Lajme
  • -->
    Botë / Takimi me Netanyahun

    Trump: Gaza është një vend i mrekullueshëm, do të ishte gjë e mirë nëse SHBA do ta kontrollonte

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 11:15

    Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se “kontrolli dhe pronësia” e Shteteve të Bashkuara mbi Rripin e Gazës do të ishte një gjë e mirë, duke përsëritur një propozim që ai ka bërë vazhdimisht gjatë javëve të para të mandatit të tij të ri.

    “Të kesh një fuqi atje si Shtetet e Bashkuara, e cila kontrollon dhe zotëron Rripin e Gazës, do të ishte një gjë e mirë. Nëse i merrni këta njerëz, palestinezët, dhe i zhvendosni në vende të ndryshme – dhe keni shumë vende që do ta bënin këtë – atëherë ju në fakt keni një zonë lirie.

    Mund ta quash një zonë lirie, një zonë e lirë, një zonë ku njerëzit nuk do të vdesin çdo ditë. Kjo është një hapësirë ​​shumë e mirë. “E dini si e quaj unë – një vend i mrekullueshëm që askush nuk dëshiron të jetojë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

    Trumpi përsëriti në këtë mënyrë një deklaratë të ngjashme, me të cilën kishte shokuar në fillim të shkurtit opinionin ndërkombëtar gjatë një konferencë shtypi krah për krah me Netanyahun.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!