×
  • Lajme
  • Botë

    Trump gjen letrën që ia la Biden në zyre

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 10:08

    Presidenti Donald Trump ka gjetur në zyrën e tij letrën që tashmë ish-presidenti Joe Biden tha dje se ia kishte lënë atij, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo gjë iu kujtua Trumpit nga një gazetar e të cilin ai e falënderoi.

    Trump tha se nuk e dinte dhe kontrolloi sirtarët e tavolinës, duke e mbajtur pastaj letrën para kamerave.

    “Ndoshta duhet ta lexojmë të gjithë së bashku”, tha Trump përpara se ta linte mënjanë.

    Ai tha se do ta lexojë vetë përpara se ta ndajë publikisht.

    Zarfi me letrën brenda shkruante sipër “47”, duke iu referuar Trumpit si presidenti i 47 i ShBA-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!