Donald Trump është gjobitur me 10,000 dollarë për shkeljen e një urdhri të gjykatës për të mos komentuar gjykimin e tij për mashtrim.
Ish-presidenti amerikan dëshmoi për rreth tre minuta në lidhje me komentet që ai u bëri gazetarëve të mërkurën.
Gjyqtari Engoron që kryesonte procedurat tregoi synimin e tij për të ridënuar ish-presidentin për shkeljen e urdhrit që e ndalonte atë të sulmonte personelin gjyqësor. I njëjti gjykatës e kishte gjobitur për komentet që kishte bërë për avokaten e tij, Alison Greenfield.
Gjatë një pushimi në gjyq, Trump e quajti gjyqtarin “partizan” gjë që lejohet sipas urdhrit. Por ai vazhdoi duke thënë “me një person shumë partizan të ulur pranë tij dhe ndoshta edhe më partizan se ai vetë”.
Trump e kishte fjalën për një bashkëpunëtor të gjykatësit.
Gjatë pushimit, gjykatësi mbajti Trump dhe avokatët e tij në sallën e gjyqit për rreth 25 minuta. Trump më vonë mohoi se kishte shkelur urdhrin, por nuk e bindi gjyqtarin. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.