Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë ankesën e radhës, kësaj here ndaj të pastrehëve që sillen rrugëve të Kalifornisë, e që sipas tij “e shkatërrojnë vlerën reale të patundshmërive”.
Ai tha se qytetet do të vet shkatërrohen nëse administrata e tij nuk ndërhyn.
“Të pastrehët po jetojnë në rrugët tona më të mira, në hyrjet më luskoze të banesave. Ata që banojnë në ato banesa paguajnë taksa tejet të larta për shkak të prestigjit”, tha Trump.
Ai madje tha se ka takuar njerëz që kanë vendosur të ikin nga këto pjesë luksoze, pikërisht për shkak të të pastrehëve që po shëmtojnë pamjen e rrugëve dhe hyrjeve të banimit.
Llogaritet se afro 130.000 të pastrehë çdo natë flenë në rrugët dhe hyrjet e banesave në Kaliforni. Problemet e të pastrehëve janë shumë pak të trajtuara nga Administrata Trump, e cila qysh nga fillimi ka premtuar më shumë komoditet për të pasurit, dhe më shumë taksa për familjet me të ardhura mesatare. /tesheshi.com
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.