×
  • Lajme
  • Botë / Sulmet ajrore në Iran

    Trump: Goditjet ishin të forta dhe të sakta, ushtria jonë tregoi aftësi të madhe

    Reporteri
    22 Qershor 2025 | 23:51

    Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh tjetër në rrjetet sociale ku ka thënë se dëmtimi i vendeve bërthamore në Iran thuhet se është “monumental”, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se ushtria tregoi aftësi të madhe pasi goditjet ishin të forta dhe të sakta.

    “Dëmtimi i vendeve bërthamore në Iran thuhet se është “monumental”.  Goditjet ishin të forta dhe të sakta. Aftësi të madhe treguan ushtria jonë. Faleminderit! “, ka shkruar Trump.

     

    Në një postim tjetër më herët, Trump tha se avionët B2, të përdorur në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit, janë kthyer shëndoshë e mirë në SHBA.

    Sulmi ajror amerikan i mëngjesit të kësaj të diele u fokusua në tri pika kyçe të programit bërthamor të Iranit: Fordow, Natanz dhe Isfahan. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!