Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri kundër Theresa May dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe në SHBA, Kim Darroch, kur ai e quajti kryeministren në largim një ‘katastrofë’, ndërkaq ambasadorin britanik një ‘budalla pompoz’, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Natën e kaluar Trump tha se Theresa May kishte shkaktuar rrëmujë me procesin e Brexit dhe sot ai shkoi edhe më tej duke ambasadorin britanik “budalla”.
“Ambasadori i çuditshëm të cilin Britania e Madhe e ka vendosur në SHBA nuk është dikush me të cilin ne jemi të kënaqur, një djalë shumë budalla”, shkroi Trump në Twitter.
Trump thotë se Theresa May nuk diti ta menaxhonte mirë BREXIT, dhe nuk i dëgjoi këshillat e tij.
Komentet e tij ka të ngjarë të shtojnë benzinë në zjarrin e asaj që tashmë ka kaluar në një marrëdhënie tensionuese midis dy aleatëve të vjetër. /Reporteri.net
