×
  • Lajme
  • Botë

    Trump i vë veton projektligjit për mbrojtjen

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 23:30

    Presidenti i SHBA Donald Trump ka vënë veton për një projekt-ligj 740 miliardë dollarë për mbrojtjen që u miratua në Kongres këtë muaj.


    Trump kundërshton dispozitat që kufizojnë tërheqjet e trupave nga Afganistani dhe Evropa si dhe që të largojë emrat e liderëve të Konfederatave nga bazat ushtarake.

    Projektligjet e miratuara nga Kongresi kanë nevojë për nënshkrimin e një presidenti për t’u bërë ligj. Në raste të rralla, një president mund të zgjedhë veton, ose të refuzojë, legjislacionin për shkak të disa mosmarrëveshjeve.

    Nëse Kongresi nuk e përmbys veton e presidentit, që kërkon dy të tretat e shumicës në të dyja dhomat e Kongresit kjo do të ishte hera e parë në 60 vjet që Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare nuk kthehet në ligj.

    Trump e quajti aktin me 4,500 faqe, i cili ka gati një vit në proces, një “dhuratë për Kinën dhe Rusinë”.

    “Fatkeqësisht Akti dështon që të përfshijë masa kritike të sigurisë kombëtare, përfshin dispozita që nuk respektojnë veteranët tanë, historinë tonë ushtarake dhe bie në kundërshtim me përpjekjet e administratës sime për ta vënë Amerikën të parën në sigurinë tonë kombëtare dhe në qëndrimin për politikë të jashtme”, ka thënë ai.

    Presidenti amerikan ka thënë po ashtu se pjesa e projektligjit për të kufizuar kthimin e trupave ushtarake në shtëpi “jo vetëm që është politikë e keqe, por është edhe jo-kushtetuese”.

    Para veprimit të tij, disa këshilltarë të Trumpit i kanë thënë atij që të mos kundërshtojë projektligjin, meqë vendimi i tij mund të përmbyset në Kongres. Trump do të lirojë pozitën e presidentit më 20 janar të vitit të ardhshëm, duke u zëvendësuar nga demokrati, Joe Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!