×
  • Lajme
  • Botë

    Trump ia heq qasjen në informacione të klasifikuara Harrisit, Clintonit e disa të tjerëve

    Reporteri
    22 Mars 2025 | 10:51

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të pasë qasje në informacion të klasifikuar ose sensitive – rivalëve e tij të mposhtur më parë demokratë në zgjedhje, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numër ish-zyrtarë të tjerë të lartë.

    Kjo masë vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden. Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ai po revokonte gjithashtu lejen e sigurisë për “çdo anëtar tjetër” të familjes Biden.

    “Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë qasje në informacionin e klasifikuar”, thuhej në memorandumin e Trump.

    Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht e mbajnë lejen e tyre të sigurisë për mirësjellje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Ish-sekretari i shtetit Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e atyre që humbën lejet e tyre të sigurisë – si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.

    Emrat e tjerë ishin: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andrew Weissmann dhe Alexander Vindman.

    Trump më herët kishte tërhequr lejet e sigurisë për dhjetëra ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Bidenit pa ofruar prova.

    Në vitin 2021, Biden – president në detyrë në atë kohë – e ndaloi rivalin e tij të mposhtur Trump që të kishte qasje në informimet e inteligjencës duke përmendur “sjelljen e tij të çrregullt”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!