×
  • Lajme
  • Botë

    Trump jep lajm të mirë: Po vjen vaksina

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 14:56
    Donald Trump, ish-president i ShBA-ve

    Teksa Donald Trump po vazhdon të injorojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat e shpallën humbës, po vazhdon të merret me tema tjera.


    Trump ka folur rreth vaksinës së parë kundër COVID-19 e cila po ofron mbrojtje 90%, deri tani me të janë testuar 43 mijë e 500 njerëz në gjashtë vende të botës dhe nuk ka pasur efekte anësore.

    “Tregu i aksioneve është lartë. Vaksina po vjen shpejt. Raportohet se është 90 për qind efektive. Sa lajme të mira”, ka shkruar Trump në Twitter.

    Ndryshe, mediat raportuan sot se dy kompani kanë arritur të zbulojnë një vaksinë që është 90% efektive ndaj COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!