Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka marrë një “letër shumë të bukur” nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe shtoi se ai mund të ketë një takim tjetër me të.
Duke folur para gazetarëve, Trump nuk tha se kur do të zhvillohet një takim i tillë.
Koreja e Veriut ka testuar sërish raketa, përkundër një takimi të 30 qershorit midis Trumpit dhe Kimit, në të cilin të dy ranë dakord për të rigjallëruar bisedimet e ngecura.
Pheniani tha se testimi i raketave është bërë si përgjigje ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake që janë zhvilluar ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
SHBA-ja po synon që përmes bisedimeve të arrijë një ujdi për denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.