Presidenti i Amerikës Donald Trump kërcënoi Iranin pasi e akuzon se fshihet pas sulmit të ambasadës amerikane në Irak.
Godina e ambasadës në Bagdad u sulmua nga demonstrues pas sulmit nga ajri të ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri që lanë të vrarë të dielën e kaluar 25 pjesëtarë të forcave milice pro-iraniane dhe mbi 50 të plagosur.
Trump përmes një postimi në Twitter shkruan për Iranin se “do të paguajë një çmim të lartë” për çdo dëmtim apo humbe jete. Nuk është paralajmërim por kërcënim”
Ndërkohë lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei iu përgjigj duke deklaruar se SHBA “nuk mund të bëjë asgjë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.