Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me “përdorim të fuqisë në atë masë që ShBA-ja nuk e ka parë kurrë” këdo që sulmon Ameirkën.
Në një fjalim që shënjonte përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, ai tha “Nëse dikush guxon ta sulmojë vendin tonë, do t’i përgjigjemi me masa të plota të fuqisë amerikane dhe me vullnetin e hekurt të shpirtit amerikan, i cili është i pathyeshëm.”
Ai shtoi: “Nëse për çfarëdo arsye ata kthehen në vendin tonë, ne do t’iu kthehemi prej ngado që janë dhe do të përdorim fuqinë në atë masë që ShBA-të s’e kanë parë kurrë ndonjëherë, dhe bile s’po flas këtu për fuqinë nukleare që kemi.”
Ky përvjetor ishte i 18-i i këtyre sulmeve të tmerrshme kur katër aeroplanë amerikanë ishin rrëmbyer dhe ishin përplasur në Kullat Binjake në Qendrën Tregtare Botërore, në Pentagon dhe në një fushë në Shanksville të Pensilvanisë.
Gati 3 mijë njerëz ishin vrarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.