Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi sot që presidenti kinez Xi Jinping të takojë personalisht demonstruesit në Hong Kong, që sipas tij do të mundësonte që kjo krizë të rregullohej në mënyrë të butë.
“Nëse presidenti Xi takohet drejtpërdrejt dhe personalisht me manifestuesit, do të ketë një fund të lumtur dhe pozitiv të problemeve në Hong Kong. Nuk kam asnjë dyshim për këtë!”, shkruan Trump në Twitter.
Prej disa muajsh Hong Kongu përballet me protesta masive kundër disa ligjeve që cenojnë autonominë e vendit, ndërkohë që Kina ka dërguar forca rendi pranë kufirit me Hong Kongun. /atsh/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.