Ushtria amerikane i ka thënë banorëve të Uashingtonit që të mos shfaqin panik nëse i shohin tanket në rrugë në paradën për Ditën e Pavarësisë të organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti Donald Trump do të mbajë një fjalim para vendit në shkallët e Memorialit të Lincoln-it në Ditën e Pavarësisë të enjten mbrëma.
Trump përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, ka thënë që kjo ditë do të mbahet në mend “tërë jetën”, raporton BBC.
Më 4 korrik shënohet dita e shpalljes së pavarësisë në vitin 1776 dhe krijimi i Shteteve të Bashkuara si një vend i pavarur.
Presidentët në kohët moderne kanë shënuar ditëlindjen e Amerikës duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme, përveç festës kryesore në Sheshin Kombëtar të Uashingtonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.