×
  • Lajme
  • Botë

    Trump e pranon se mund të humbas zgjedhjet nga Biden

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 18:44

    Donald Trump e ka pranuar se mund të humbasë zgjedhjet e 3 nëntorit.


    Por, gjatë një tubimi në Wiskonsin tha që në rast se ndodh kjo, atëherë do të mposhtet nga kandidati mëiI dobët në historinë e presidencialeve në Amerikë.

    Ai tha se do të preferonte të humbiste nga ndonjë kandidat më i talentuar ngaqë është rivali i tij actual, demorkati Xho Bajden.

    Gjatë këtij tubimi, Trump ka kritikuar kundërshtarin në lidhje me qëndrimet e tij për pandeminë dha ka thënë që në rast se fiton Biden, vendi do të mbyllet tërësisht dhe kjo, sic tha, nuk është dicka që e duan amerikanët.

    E pavarësisht se e përmendi mundësinë e humbjes, republikani tha që beson fuqishëm se do të fitojë edhe sivjet, sic bëri 4 vjet më parë, kur mposhti rivalen Hillary Clinton, e cila deri një ditë para votimeve, printe në të gjitha anketat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!