Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv i cili ndalon policët të ushtrojnë ngufatjen e të dyshuarve gjatë arrestimeve, për shkak të vdekjes së George Floyd.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi u bë i ditur nga vet presidenti Trump, i cili tha se veprimi i forcave të rendit mund të ushtrohet vetëm nëse jeta e një polici është në rrezik.
“Si pjesë e këtij procesi, ngufatja do të ndalohet, përveç nëse jeta e oficerëve është në rrezik. Lidhur me këtë rast unë bisedova edhe me të gjitha departamentet kompetente dhe të njëjtit u pajtuan me këtë vendim”, ka thënë Trump.
Dekreti do t’u jepet departamenteve të policisë në një përpjekje për ta ndaluar brutalitetin e oficerëve si dhe të ofrohet siguria e njerëzve në vend.
Reformat për sjelljen e policisë u kërkuan nga protestues të ndryshëm të cilat u ngjallën si pasojë e vdekjes së George Floyd, ky i fundit vdiq pasi një oficer amerikan i vendosi gjurin në qafë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.