Presidenti i SHBA-ve, Donal Trump, përmes një postimi në faqen e tij në rrjete sociale ka njoftuar se anëtari i Partisë Republikane, Mark Brnovich, i cili është me origjinë serbe, pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump, ka bërë të ditur se Brnovich është veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, dhe se i njëjti, më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës.
Presidenti amerikan ka uruar Brnovich për detyrën e re, dhe ka deklaruar se ky i fundit, do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.
Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË. Urime Mark!’’, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.