Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i është adresuar kombit pas sulmeve që Irani kreu dje ndaj bazave ushatarake amerikane.
Ai tha se nuk ka asnjë viktimë dhe shtoi se është lajm i mirë që Irani ka treguar më pas terheqje. Ai tha se Irani që nga viti 1979 ka qenë një financues i terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe se ka krijuar vetëm probleme.
Nuk do të tolerohet më kjo, tha Trump, duke shtuar se do të vazhdojnë masat ekonomike ndaj Iranit, shkruan Reporteri.
Ai po ashtu tha se Irani nuk do të lejohet të ketë armë nukleare. Presidenti Trump tha se Irani mund të jetë një shtet i mirë, por perderisa vazhdon me politika të tilla nuk do të lejohet. ‘Do të kërkoj që NATO të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme”, tha Trump.
Ai po ashtu tha se intervenimet e SHBA-ve në Lindjen e Mesme nuk kanë të bëjnë aspak me naftën atje. Nuk na duhet, tha ai, teksa foli se kanë mjaftueshme ekonomi të fortë për ta mbajtur edhe ushtrinë më të fortë në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.