Presidenti Trump e injoroi – ose nuk e pa kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelos për t’ia shtrënguar dorën.


Duket se ky gjest e nervozoi kryetaren Nancy Pelosi, e cila e grisi kopjen e fjalimit që iu dha asaj, në kohën kur kreu i Shtëpisë së Bardhë po e përmbyllte fjalimin dhe po merrte duartrokitje nga zyrtarët e pranishëm, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

Përpara fjalimit të saj, Pelosi konfirmoi se nuk kishte folur me presidentin Trump që nga tetori, por u përpoq t’ia zgjaste dorën kur i dha një kopje të fjalimit.

Reklamë

Shtëpia e Bardhë reagoi ndaj gjestit të Pelosi-t, duke thënë se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tregoi mungesë respekti për mysafirët që ishin ftuar nga Trump-i për ta dëgjuar fjalimin e tij.

/Reporteri/

Reklamë