Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i është adresuar kombit pas sulmeve që Irani kreu dje ndaj bazave ushatarake amerikane.
Trump foli edhe për teoritë se angazhimi i SHBA-vë në Lindjen e Mesme nuk ka të bëjë aspak me naftën.
“Nuk na duhet nafta e Lindjes së Mesme. Amerika ka arritur pavarësinë në energji. Ne jemi tani prodhuesi numër 1 në botë i naftes dhe gazit natyral. Ne jemi të pavarur dhe nuk na nevojitet nafta e Lindjes së Mesme”, ka thënë ai në adresim, shkruan Reporteri.net
Ai tha se nuk ka asnjë viktimë nga sulmi i Iranit dhe shtoi se është lajm i mirë që Irani ka treguar më pas terheqje. Ai tha se Irani që nga viti 1979 ka qenë një financues i terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe se ka krijuar vetëm probleme. Nuk do të tolerohet më kjo, tha Trump, duke shtuar se do të vazhdojnë masat ekonomike ndaj Iranit. Ai po ashtu tha se Irani nuk do të lejohet të ketë armë nukleare.
Presidenti Trump tha se Irani mund të jetë një shtet i mirë, por perderisa vazhdon me politika të tilla nuk do të lejohet. “Do të kërkoj që NATO të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme”, tha Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.