×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Trump ofendon sërish Greta Thunbergun: Le të shkojë në kinema

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 18:45

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ironizoi sot zemëratën e militantes suedeze për klimën, Greta Thunberg, duke e këshilluar atë që të qetësohej e të shkonte në kinema.


    “Është qesharake”, reagoi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter duke e uruar për vlerësimin “Personaliteti i Vitit” nga revista “Time”.

    “Greta duhet të mësojë të menaxhojë zemërimin dhe pastaj të shkojë të shohë një film të mirë të vjetër me një shok apo shoqe”, ka thënë Trump.

    “”Shko të çlodhesh, Greta, shko!”, vazhdoi miliarderi republikan, që e ka tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!