×
  • Lajme
  • Botë

    Trump pas takimit me Putinin: Djalë i shkëlqyer, njeri i jashtëzakonshëm

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 10:59

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se është arritur mjaft në negociatat tregtare me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.


    “Unë mendoj se kemi pasur një takim të madh, mendoj se ai është një djalë i shkëlqyer, kemi bërë mjaft, biseduam për tregtinë. Dy vendet tona të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, duhet të tregtojnë me njëra-tjetrën. Putin është njeri i jashtëzakonshëm”, citohet të ketë thënë Trump, transmeton Reporteri.net.

    Putin dhe Tramp u takuan të premten në Samitin e G20 në Osaka të Japnisl, ku biseduan për një orë e 20 minuta.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha pas takimit të dy udhëheqësit ranë dakord se ministrat e financave të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të takohen së shpejti.

    https://www.youtube.com/watch?v=raInOO1ZXn8

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!