×
  • Lajme
  • Botë

    Trump pas zgjedhjes së një amerikani Papë: Çfarë emocioni e nderi për vendin tonë

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 19:44

    Robert Francis Prevost nga Amerika është shpallur Papa i ri në Vatikan.

    Pas zgjedhjes së papës së ri, presidenti amerikan, Donald Trum përshëndeti zgjedhjen dhe e quajti një moment historik dhe krenarie për Amerikën.

    “”Çfarë emocioni dhe çfarë nderi të madh për vendin tonë. Mezi pres ta takojë Papë Leonin e 14-të. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm”, tha Trump.

    Zgjedhja e Papa Leo XIV është hera e parë në histori që një amerikan emërohet në krye të Kishës Katolike. Ai është 69 vjeç dhe ka shërbyer më parë si ipeshkëv në Peru, duke fituar respekt të gjerë për përkushtimin ndaj komuniteteve lokale dhe thirrjet e tij për drejtësi sociale.

    Pas shpalljes, Papa i ri mbajti fjalimin e tij të parë nga ballkoni i Shën Pjetrit në Vatikan, duke përcjellë një mesazh paqeje dhe uniteti:

    “Paqja qoftë me ju. Vëllezër dhe motra të dashur, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Qoftë kjo paqe me ju dhe me familjet tuaja, kudo që ndodheni.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!