Presidenti amerikan Donald Trump e ka përsëritur idenë që Kanadaja t’i bashkohet SHBA-së pasi ia vendosi një tarifë tregtare prej 25% fqinjit verior, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ai shkroi sërish sot se “Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të”.
“Ne paguajmë qindra miliarda dollarë për ta SUBVENCIONUAR Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Ne nuk kemi nevojë për asgjë që ata kanë”, shkroi Trump ndër tjerash në platformën e tij, “Truth Social”.
Pa subvencionimin nga SHBA-ja, Trump tha se “Kanadaja pushon së ekzistuari”.
“Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE JO TARIFA!”, shkroi ai.
Kanadaja, ndërkohë është në mes të një krize politike. Vendi që sapo ka parë dorëheqjen e kryeministrit Justin Trudeau, i detyrohet shumë fqinjit të tij të zhurmshëm në jug.
Tafira e vendosur së fundmi konsiderohet si fatkeqësi për Kanadanë, e cila eksporton në Shtetet e Bashkuara 75% të asaj që prodhon çdo vit.
Trump më herët kishte shpërndarë së fundmi edhe një hartë me Kanadanë si pjesë të SHBA-së. Ai pretendon se “shumë njerëzve” në Kanada u pëlqen kjo ide.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.