Ish-Presidenti amerikan Donald Trump i ka çuar një mesazh ironizues pasardhësit të tij Joe Biden para vizitës së këtij të fundit në Europë.
‘’I uroj Bidenit fat në negociatat e tij me Presidentin rus Putin. Të isha në vend të tij nuk do të më zinte gjumi gjatë takimit. Shpreh respektin tim maksimal për liderin rus,’’ shkruan Trump në një deklaratë me email.
Biden kaloi ditën e parë të turit Europian me kryeministrin britanik Boris Johnson. Presidenti amerikan do të takohet me liderët botërorë javën që vjen në Gjenevë të Zvicrës, përpara se të ulet ballë për ballë me Putin të mërkurën.
Megjithatë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka njoftuar nëse do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy liderëve.
Biden dhe zyrtarët e tij thanë se e shohin këtë udhëtim në Europë si një mundësi për të ritheksuar lidershipin amerikan në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.