×
  • Lajme
  • Botë

    Trump për Iranin: Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 18:38

    Presidenti Donald Trump i dërgoi një paralajmërim të ashpër Iranit për bombardime të mundshme dhe tarifa dytësore nëse Republika Islamike nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për programin e saj bërthamor, shkruan CNN.

    “Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime,” tha Trump në një intervistë telefonike për NBC News.

    Presidenti i Iranit tha të dielën se Republika Islamike refuzoi negociatat me ShBA-në për programin e saj bërthamor, i cili po përparon me shpejtësi, duke ofruar kështu përgjigjen e parë të Teheranit ndaj një letre që Trump i kishte dërguar liderit suprem të vendit.

    Trump gjithashtu përmendi mundësinë e rikthimit të presionit ekonomik, të ngjashëm me veprimet e tij të mëparshme.

    “Ka një mundësi që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje, unë të vendos tarifa dytësore ndaj tyre, ashtu siç bëra katër vjet më parë,” i tha Trump moderatores së “Meet the Press”, Kristen Welker.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!