×
  • Lajme
  • Botë

    Trump për migrantët: Qëlloni në këmbë, futni në llogore përplot me gjarpërinj dhe aligatorë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 11:53

    New York Times ka botuar pjesë të librit “Luftërat kufitare: Sulmi i Trumpit mbi imigracionin” që do të botohet në 8 tetor.


    Në libër thuhet se presidenti amerikan Donald Trump  u ka propozuar bashkëpunëtorëve të tij që të luftojnë kundër imigrimit ilegal nga Meksika në  Amerikë, ashtu që imigrantët t’i qëllojnë në këmbë,  të bëjnë llogore përplot me gjarpërinj dhe aligatorë, raportojnë mediat britanike, transmeton Reporteri.net.

    Libri i gazetarit, Michael D.Shir dhe Julia Hirschfeld Davis, deklaron se Trump e tha këtë gjatë një serie takimesh me këshilltarët e tij në mars, njoftuan mediat britanike.

    “Po më bëni të dukem si idiot”, bërtiti ai para bashkëpunëtorëve që nuk pajtoheshin me të me këtë ide.

    Në mesin e të pranishmëve në mbledhje ishin Sekretari i Shtetit për Siguri dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, i cili raportohet se u largua nga takimi në një panik. /Reporteri.net

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!