×
  • Lajme
  • Botë

    Trump për pak sa nuk bëri një gafë diplomatike në funeralin e Papës, zbulohet se çka i pëshpëriti Melania në vesh

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 16:44

    Presidenti amerikan Donald Trump për pak sa nuk bëri një gabim diplomatik në funeralin e Papa Françeskut sot , por gruaja e tij Melania ndërhyri për të parandaluar një moment të vështirë.

    Më shumë se 250 mijë njerëz u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për t’i bërë nderimet e tyre Papës së ndjerë. Mes tyre ishin zyrtarë të huaj, liderë dhe monarkë botërorë, përfaqësues të 130 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Delegacioni drejtohej nga presidenti amerikan (78) dhe gruaja e tij Melania, ditëlindja e 55-të e së cilës përkoi me funeralin e Papës. Ata mbërritën në Romë vonë të premten.

    Në një moment gjatë meshës tre orëshe, të mbledhurit u ftuan të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin në shenjë paqeje.

    Një video e postuar në rrjetet sociale tregon presidentin amerikan duke vëzhguar të gjithë rreth tij pa marrë pjesë në ritualin e shenjës së paqes dhe më pas Melania e këshillon atë.

    Lexuesi i buzëve Nicola Hickling i tha Daily Mail se Melania e paralajmëroi burrin e saj që të fillonte të shtrëngonte duart, dhe më pas ai me ngurrim ia zgjati dorën presidentit francez Macron.

    “Ti duhet ta bësh”, i pëshpëriti Melania në vesh të bashkëshortit të saj dhe më pas e përsëriti.

    – Oh, mirë, tha ai.

    Më pas ai i zgjati dorën presidentit të Estonisë Alar Karis , mbretit spanjoll Felipe VI dhe mbretëreshës Letizia , dhe më pas presidentit francez Macron./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!