Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një koment të fundit, ai u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin do ta kishte pushtuar shpejt Kievin, nëse nuk do të ishte për pengesat në terren.
“Po të mos kishte ngecur Putini në baltë me tanket e ushtrisë së tij gjithandej, do të kishin qenë në Kiev për rreth 5 orë”, tha 78-vjeçari.
Trump:
If Putin didn’t get stuck in the mud with his army tanks all over the place, they would’ve been in Kyiv in about 5 hours. pic.twitter.com/mRlReDaUhR
— Clash Report (@clashreport) May 17, 2025
Lideri amerikan gjithashtu komentoi edhe lidershipin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, duke e cilësuar atë si një negociator të shkëlqyer.
“Mendoj se Zelensky është shitësi më i mirë në botë dhe shumë më i mirë se unë. Ai vjen dhe largohet me 100 milionë dollarë çdo herë”, tha ai.
Trump:
I think Zelensky is the greatest salesman in the world and much better than me. He comes and leaves with $100 million every time. pic.twitter.com/NXbXnCnHYf
— Clash Report (@clashreport) May 17, 2025
Këto deklarata pritet të shkaktojnë reagime të shumta, si në Uashington, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke hedhur dritë mbi qëndrimin e Trumpit ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën dhe perceptimin për udhëheqësit ndërkombëtarë. /Telegrafi/