Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të shqyrtojë dërgimin e më shumë raketave anti-ajrore “Patriot” për Ukrainën, shkruan “The Guardian“, përcjell Reporteri.net.
“Ato janë shumë efektive, 100% efektive”, ka deklaruar Trump.
Ai tha se premtimi i tij fillestar për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës ishte “sarkastik”, duke shtuar se “Është më e vështirë nga sa njerëzit mund ta imagjinojnë.”
“Shikoni, Vladimir Putin duhet ta përfundojë këtë luftë”, ka deklaruar tutje Trump.
Trump është takuar sot me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në kuadër të Samitit të NATO’s./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.