×
  • Lajme
  • Botë

    Trump pritet të dërgojë deri në 10 mijë trupa në kufirin SHBA-Meksikë

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 10:51

    Mediat e huaja mbrëmë raportuan se 1,500 trupa amerikane po dislokoheshin në kufirin jugor, ku do të ndihmonin në vendosjen e barrierave, por nuk do të përfshiheshin në “zbatimin e ligjit”.

    Mirëpo ditën e sotme u bë një përditësim, dhe sipas raportimit deri në 10,000 trupa mund të dislokohen në të vërtetë. Kjo, sipas një dokumenti të brendshëm të qeverisë, të parë së fundmi nga CBS News.

    Memorandumi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit daton më 21 janar – një ditë pas inaugurimit të Trump  dhe tregon një plan për të dërguar “10,000 ushtarë” për të ndihmuar agjencinë.

    Rritja fillestare prej 1,500 trupash, që do të dërgohen në San Diego në Kaliforni dhe El Paso në Teksas, do t’i bashkohet 2,500 ushtarëve të vendosur tashmë në kufi.

    Në memorandum thuhet gjithashtu se bazat e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së mund të përdoren si “objekte mbajtjeje” për migrantët që presin të deportohen.

    Disa orë pasi u betua si president, Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin me Meksikën, duke thënë se “sovraniteti i Amerikës është nën sulm”. Emigracioni ishte një premtim kryesor i fushatës së Trumpit, ai ka bërë premtime të përsëritura për të mbyllur kufirin dhe për të rritur zbatimin e ligjit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!