×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: Putin është çmendur plotësisht, po vret njerëz pa arsye

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 7:32

    Presidenti amerikan Donald Trump shprehu pakënaqësi të thellë për bombardimet ruse në Ukrainë gjatë fundjavës, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me presidentin rus Vladimir Putin.

    “Unë nuk e di se çfarë nuk shkon me të. Çfarë dreqin i ka ndodhur? Ai po vret shumë njerëz. Unë nuk jam i lumtur për këtë”, tha Trump.

    Pak më vonë, ai shkroi edhe disa komente në rrjetin e tij Truth Social.

    “Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur atij. Ai është çmendur plotësisht! Ai po vret kaq shumë njerëz pa nevojë dhe nuk po flas vetëm për ushtarët. Raketat dhe dronët po gjuhen në qytetet në Ukrainë pa asnjë arsye. Unë gjithmonë kam thënë se ai dëshiron të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë e tij. Por nëse përpiqet ta marrë gjithë Ukrainën, Rusia do të bjerë.”

    Sipas Trumpit, Zelensky nuk po i bën asnjë favor vendit të tij me mënyrën se si flet.

    “Çdo gjë që i del nga goja krijon probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalojë.”

    “Kjo është një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. Kjo është lufta e Zelensky, Putin dhe Biden, jo e Trumpit”, vazhdoi presidenti amerikan.

    “Unë thjesht po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara që u ndezën nga paaftësia dhe urrejtja e madhe.”

    Ndryshe, forcat ruse qëlluan 367 dronë dhe raketa gjatë natës të së dielës në qytetet e Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, në sulmin më të madh ajror të luftës deri më tani, duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!