Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin i ka treguar në një bisedë telefonike se Moska do të duhet të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë.
Trump ka thënë se dy burrat kanë diskutuar “sulmin ndaj aeroplanëve rusë nga ana e Ukrainës, si dhe sulmet tjera që janë kryer nga të dyja palët”.
“Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social.
Moska ka thënë më herët gjatë së mërkurës se opsionet ushtarake janë “në tavolinë”, pas sulmeve ukrainase thellë në Rusi, dhe e ka akuzuar Perëndimin se është përfshirë në to.
Rusia iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që të frenojnë Kievin pas këtyre sulmeve, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë duartokitur, dhe kanë thënë se janë dëshmi se Kievi ende mund të luftojë, edhe tre vjet pas nisjes së konfliktit.
Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për sulmet e fundjavës në bombarduesit rusë me kapacitet bërthamor.
Trump ka thënë se gjatë bisedës me Putinin, kanë diskutuar edhe për Iranin.
Presidenti amerikan ka cituar homologun tij rus të ketë thënë se do të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e marrëveshjes së re bërthamore me Teheranin.
“I kam thënë presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe në këtë pikë besoj se kemi marrëveshje”, ka thënë Trump.
Ai e ka akuzuar Iranin për zvarritje të vendimeve sa u përket bisedimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.