×
  • Lajme
  • Botë

    Trump tregon nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden si president

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 20:27

    Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në janar.


    Trump vazhdon të këmbëngulë që Biden ka humbur.

    “Unë nuk dua të flas për këtë” i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive kur e pyeti nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”.

    Trump më pas pretendoi se ai nuk i humbi zgjedhjet.

    “Unë dua të flas për këtë. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë… Dhe ata thonë se kemi humbur në zgjedhje.”

    Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Donald Trump ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!