Ish-presidentit i ShBA-së, Donald Trump ka reaguar pas atentatit ndaj tij.
Ai është shprehur se është qëlluar me një plumb që sipas tij, i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë, shkruan BBC.
Trump ka përshkruar ndjesin e momentit të sulmit, duke thënë se po e ndjente se plumbi po ia çante lëkurën.
“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova, një zhurmë, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”.
“Kisha shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte”, është shprehur Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.