Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë tre persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Përmes një postimi në Twitter, Trump e ka quajtur sulmin në Vjenë një akt të ndyrë të terrorizmit.
Ai ka thënë se këto sulme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen.
“SHBA qëndron me Austrinë, Francën dhe të gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë terroristët radikalë islamikë”, ka thënë presidenti amerikan.
Our prayers are with the people of Vienna after yet another vile act of terrorism in Europe. These evil attacks against innocent people must stop. The U.S. stands with Austria, France, and all of Europe in the fight against terrorists, including radical Islamic terrorists.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 3, 2020
Ndryshe, të shtënat e së hënës në Vjenë ndodhën në një zonë mjaftueshëm të frekuentuar, e të mbushur përplot kafene dhe restorante.