×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Trump realizon ëndrrën e 13-vjeçarit që vuan nga kanceri në tru, e bën “agjent” – Drejtori i Shërbimit Sekret ia dorëzon ID-në në Kongres

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 9:31

    Presidenti amerikan Donald Trump i ka kushtuar disa minuta të fjalimit të tij para Kongresit, një 13-vjeçari që vuan nga kanceri në tru. Trump e ka nderuar atë, duke e bërë atë “agjent” të Shërbimit Sekret.

    DJ Daniel gjithmonë kishte ëndërruar që të bëhet polic një ditë. E që ëndrra e tij të realizohet, Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres, njoftoi se DJ do të betohet zyrtarisht si agjent i Shërbimit Sekret.

    ID’ja i është dorëzuar nga Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, teksa ky moment është përcjellë me duartrokitje në sallë.

    13-vjeçari ishte diagnostifikuar me kancer në vitin 2018. Atij i ishte thënë atëherë se do t’i ketë vetëm edhe pesë muaj jetë.

    “Ai gjithmonë ka ëndërruar të bëhet polic. Por në vitin 2018, DJ u diagnostikua me kancer në tru. Mjekët i thanë që së shumti pesë muaj të jetoj. Por kjo ndodhi gjashtë vite më parë. Që nga ajo kohë, DJ dhe babai i tij kanë qenë të vendosur që ëndrra e tij të realizohet. Sonte, DJ do të nderojmë më së shumti”, tha Trump.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!