Pas popullaritetit të madh të vendimeve për ndalimin e përdorimit të pipëzave plastike për ta mbrojtur mjedisin, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shtroi pyetjen: “Si do t’ia bëjmë me pajisjet tjera të plastikës që përdoren për ngrënie?”
“Unë mendoj se kemi probleme më të mëdha sesa pipëzat e plastikës”, tha presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për pushimin e fundjavës në New Jersey.
Në një ditë me temperaturë 35.5 gradë, ai gjithashtu tha: “Është interesante kjo puna e pipëzave të plastikës. Ato janë të vogla, por çfarë të bëjmë me pjatat, mbështjellësit dhe të gjitha të tjerat, që janë shumë më të mëdha dhe që janë prodhuar nga i njëjti material?”
“Të gjithë janë përqendruar te pipëzat. Ka shumë gjëra të tjera ku duhet të përqendrohemi”, shtoi ai, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Komentet e tij erdhën pikërisht në kohën kur kompania e tij i prezantoi disa pipëza plastike në tregun e internetit. Çmimi i tyre është 15 dollarë për 10 copa. “Në mënyrë të ngjashme me shumicën e ideve liberale, pipëzat e letrës nuk funksionojnë dhe thyhen menjëherë”, thuhet në reklamën e këtij produkti.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 shtete në mbarë botën zbatojnë ndalesa ose taksa për prodhimet plastike që përdoren vetëm një herë.
Ndalimin e përdorimit të pipëzave të plastikës tashmë e kanë futur në fuqi edhe disa qytete amerikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.