Senati amerikan ka dështuar të sigurojë votat e mjaftueshme për të fajësuar ish-presidentin Donald Trump për nxitje të kryengritjes.
Vota finale ishte 57:43, duke nënkuptuar që Senatit i munguan dhjetë vota për ta fajësuar ish-presidentin, në procesin e dytë të “impiçmentit”. Demokratëve, që votuan një muaj më parë për ta akuzuar Trumpin me “nxitje të kryengritjes”, kishin nevojë për dy të tretat e votave në Senat, apo 67 vota për të nisur procesin ndaj tij.
Shtatë republikanë iu bashkua demokratëve në votimin për fajësimin e Trumpit, por s’ishte e mjaftueshme që ai të dilte fajtor.
Më 6 janar ishin organizuar protesta të dhunshme në ndërtesën e Kongresit pasi Trumpi kishte ftuar përkrahësit e tij për të protestuar kundër fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.