×
  • Lajme
  • Botë

    Trump si duket e ka ndalë edhe televizorin, thotë se ka fituar zgjedhjet

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 17:26

    Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, asesi nuk po pajtohet me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të cilat po tregohen në kohë reale në të gjitha mediet nga numërimi i votave.


    Pas thirrjeve për ndalim të numërimit të votave, Trump tani në Facebook ka thënë se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, ani pse në epërsi votash aktualisht ëshë kundërshtari i tij nga Demokratët, Joe Biden, shkruan Reporteri.net.

    Biden po udhëheqë për kah numri i votavë në Pensilvani, Gerogia, Arizona dhe Nevada, rezultat i cili e afron më shumë afër fitores.

    Ndërsa në anën tjetër, Trump është në epërsi vetëm në Karolinën Veriore.

    Shtetasit amerikanë janë duke pritur më gjatë se në të gjitha zgjedhjet presidenciale që nga viti 2000, për ta ditur fituesin.

    Këto zgjedhje, votat me postë kanë shënuar shifër rekorde, pasi që pandemia ka shtyrë miliona amerikanë të shmangin votimin fizik dhe të votojnë përmes postës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!