Tre firma të teknologjisë kryesore të martën njoftuan se do të krijojnë një kompani të re, të quajtur “Stargate”, për të rritur infrastrukturën e inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Shefi ekzekutiv i “OpenAI”, Sam Altman, CEO i “SoftBank”, Masayoshi Son dhe shefi i “Oracle”, Larry Ellison dolën në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite së bashku me Presidentin Donald Trump për të njoftuar kompaninë, të cilën Trump e quajti “projekti më i madh i infrastrukturës së AI në histori”.
Kompanitë do të investojnë 100 miliardë dollarë në fillimin e projektit, me plane për të derdhur deri në 500 miliardë dollarë në Stargate në vitet e ardhshme.
“Projekti pritet të krijojë 100,000 vende pune në SHBA”, tha Trump.
“Stargate” do të ndërtojë “infrastrukturën fizike dhe virtuale për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të AI”, duke përfshirë qendrat e të dhënave në të gjithë vendin, tha Trump.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.