Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me kryeministrin Viktor Orban – vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë e kryeministrit hungarez, i cili ka nxitur mjaft polemika, që kur u rikthye në pushtet në vitin 2010.
Victor Orban, kryeministër i Hungarisë në vitet 1998-2002 dhe përsëri që nga viti 2010, është kritikuar nga Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendin e tij.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump përshëndeti politikat e emigracionit dhe vijën e ashpër të kryeministrit hungarez, duke thënë se Orban ka “bërë gjënë e duhur” mbi imigracionin, shkruan shqiptarja.com.
“Ai është … ndoshta, si unë, pak i diskutueshëm, por është në rregull,” tha Trump.
I ulur pranë presidentit Trump, Orban u tha gazetarëve se Hungaria është “krenare të qëndrojë në krah me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër imigracionit të paligjshëm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.