Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tani e kanë nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
“Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani zotëronte sisteme të avancuara për gjurmimin ajror dhe mjete të tjera mbrojtëse në sasi të konsiderueshme, por ato nuk mund të krahasohen me pajisjet e prodhuara dhe zhvilluara në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Trump.
“Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja”, deklaroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
SHBA-ja prej kohësh i ka ofruar Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake – por qëndrimi zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet izraelite ndaj Iranit./Reporteri.net
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”, tashmë ka përfunduar.
Siç raporton BBC, takimi ka zgjatur 1 orë e 20 minuta, përcjell Reporteri.net.
Trump nuk është deklaruar ende rreth takimit.
CBS raporton duke u thirrur në burime se Trump po shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane, përfshirë edhe atë në Fordow.
Sipas këtyre burimeve, kjo çështje pritej të diskutohej gjatë takimit të sotëm në “Situation Room”, ndonëse raportohet se nuk ka një marrëveshje.
Para takimit, Trump bëri disa pastime në rrjete sociale.
Fillimisht deklaroi se tani e kanë nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit.
Më pas tha se ShBA është në dijeni për vendndodhjen e saktë të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameni, por se tani për tani nuk do ta vrasin.
“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta eliminojmë (nuk do ta vrasim!), të paktën për tani. Por, nuk duam që raketat të godasin civilët ose ushtarët amerikanë. Durimi ynë po shteron”, ka shkruar Trump./Reporteri.net
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë mund ose nuk mund të bëjë Presidenti Donald Trump më tej në Lindjen e Mesme, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se liderët kanë“folur” për përfshirjen amerikane.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi më herët, përpara komenteve të fundit të Presidentit amerikan, se Trump nuk kishte thënë asgjë që të tregonte se ai po përgatitej të përfshihej në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Gjërat ndryshuan mjaft shpejt vetëm disa orë pas atyre komenteve.
Pra, me pak fjalë, G7 po përpiqet të kuptojë se çfarë po planifikon Presidenti Trump, raporton BBC.
I pyetur nëse do ta mirëpriste një përmbysje të qeverisë nga vetë populli në Iran, Starmer ka thënë se nuk është mbështetës i regjimit në Iran.
Në pyetjen tjetër, nëse do ta mirëpriste nëse njerëzit do të ngriheshin kundër këtij regjimi, Starmer është përgjigjur:
“Shiko, nuk është puna ime si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të nis të inkurajoj njerëzit për atë që mund të bëjnë në vendin e tyre. Fokusi im absolut është në nevojën për të de-përshkallëzuar këtë situatë.”
Për Presidentin e Francës, Emanuel Macron, ndërrimi i regjimit do të sillte “kaos”. Sipas tij, do të ishte një gabim i madh që një ndërrim regjimi në Iran të arrihej përmes mjeteve ushtarake.
Ai beson se vendet duhet të rikthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit.
“Besoj se na duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i rikthejnë të gjithë në tryezën e bisedimeve,” ka deklaruar Macron në Samitin e G7.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që këtë vit po mbahet në Kanada.
“Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për transmetuesin ZDF.
“Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.
Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqësisë së Republikës Islamike.
“Besoj se sulmet e ditëve të fundit e kanë dobësuar regjimin e mullahëve dhe nuk e shoh që do të mund t’i kthehen forcës së dikurshme, duke e bërë të ardhmen e shtetit më të paqartë”, ka thënë Merz.
“Për të qenë i sinqertë, e kam vështirë të imagjinoj se regjimi i mullahëve do t’iu kthehet funksioneve të vjetra. Figura të mëdha të udhëheqësisë ushtarake dhe Gardës Revolucionare Islamike nuk janë më gjallë dhe gjërat nuk do të jenë siç ishin”.
I pyetur nëse beson që Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në fushatën ushtarake kundër Iranit, Merz ka thënë se beson që “nuk ka vendim ende nga Qeveria amerikane”.
“Tani varet se sa do të jetë gati regjimi i mullahëve për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Nëse jo, atëherë mund të ketë zhvillime të këtij lloji”, ka thënë ai.
Trump ka mbledhur ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”.
Takimi erdhi pas disa postimeve të tij në rrjete sociale.
Fillimisht, Trump deklaroi se tani e kanë nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit.
“Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani zotëronte sisteme të avancuara për gjurmimin ajror dhe mjete të tjera mbrojtëse në sasi të konsiderueshme, por ato nuk mund të krahasohen me pajisjet e prodhuara dhe zhvilluara në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Trump.
Më pas dekalroi se ShBA është në dijeni për vendndodhjen e saktë të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameni, por se tani për tani nuk do ta vrasin.
Trump ka paralajmëruar se durimit të tyre po i vjen fundi, teksa e quajti atë objektiv të lehtë.
“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta eliminojmë (nuk do ta vrasim!), të paktën për tani. Por, nuk duam që raketat të godasin civilët ose ushtarët amerikanë. Durimi ynë po shteron”, ka shkruar Trump.
Ditë më parë ka pasur raportime se ishte Trumpi ai që e ka ndaluar Izraelin të vrasë Khamenein./Reporteri.net
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, ka thënë se kanë goditur thellë Iranin, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Në një konferencë për shtyp, Defrin ka thënë se kanë shënjestruar kapacitetet bërthamore, balistike dhe komanduese.
“Kemi goditur thellë, duke shënjestruar kapacitetet bërthamore, balistike dhe komanduese të Iranit,”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë forcat izraelite kanë vrarë një tjetër figurë të rëndësishme të sigurisë iraniane.
“Ushtria izraelite eliminoi Ali Shadmanin, shefin e shtabit të përgjithshëm të luftës në regjimin iranian. Shadmani mbajti këtë post për vetëm katër ditë përpara se të kishte të njëjtin fat si paraardhësi i tij,” tha Defrin.
Shadmani kishte marrë detyrën pas vdekjes së Gholamali Rashid, i cili u vra në një sulm izraelit javën e kaluar.
Nuk ka ende raportime të menjëhershme në mediat iraniane që të konfirmojnë vdekjen e Shadmanit./Reporteri.net
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që këtë vit po mbahet në Kanada.
“Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për transmetuesin ZDF.
“Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.
Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqësisë së Republikës Islamike.
“Besoj se sulmet e ditëve të fundit e kanë dobësuar regjimin e mullahëve dhe nuk e shoh që do të mund t’i kthehen forcës së dikurshme, duke e bërë të ardhmen e shtetit më të paqartë”, ka thënë Merz.
“Për të qenë i sinqertë, e kam vështirë të imagjinoj se regjimi i mullahëve do t’iu kthehet funksioneve të vjetra. Figura të mëdha të udhëheqësisë ushtarake dhe Gardës Revolucionare Islamike nuk janë më gjallë dhe gjërat nuk do të jenë siç ishin”.
I pyetur nëse beson që Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në fushatën ushtarake kundër Iranit, Merz ka thënë se beson që “nuk ka vendim ende nga Qeveria amerikane”.
“Tani varet se sa do të jetë gati regjimi i mullahëve për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Nëse jo, atëherë mund të ketë zhvillime të këtij lloji”, ka thënë ai.
Izraeli ka nisur të premten fushatë ajrore duke goditur qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke thënë se synon t’ia pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.
Mirëpo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka sugjeruar se fushata ushtarake mund të ketë edhe qëllime tjera.
Ai ka thënë një ditë më parë se Izraeli “është duke ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme” me këtë fushatë, e cila mund të rezultojë me “ndryshime radikale” brenda shtetit.
Irani udhëhiqet prej liderëve klerikë prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, dhe është akuzuar nga Perëndimi për abuzime me të drejta të njeriut dhe shtypje brutale të disidentëve.
Liderët e grupit G7 kanë bërë thirrje të hënën për shtensionim në Lindje të Mesme, duke theksuar se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten” dhe që civilët duhet mbrojtur në të dyja anët./REL
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit u ka bërë thirrje banorëve të qyteteve Haifa dhe Tel Aviv në Izrael të evakuohen, duke paralajmëruar se një “operacion ndëshkues” do të ndodhë së shpejti, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Gjeneral Major Abdolrahim Mousavi ka thënë se “operacionet e kryera deri më tani kanë qenë një paralajmërim për frenim” dhe se një “operacion ndëshkues” nga Irani “do të kryhet së shpejti”.
“Dëshmorët tanë – komandantë, bashkëkombës dhe shkencëtarë – do t’i bëjnë forcat e armatosura edhe më të vendosura për të zbatuar urdhrin ndëshkues”, duke aluduar për gjeneralët dhe shkencëtarët që ia vrau Izrael gjatë javës së kaluar në Iran./Reporteri.net
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për situatën që po mbretëron atje.
Ziv tha se situata në Izrael është shumë e tensionuar dhe se ka shumë ankth.
“Irani ka krijuar kapacitete goxha të fuqishme bërthamore, ka kapacitetin për të ndërtuar rreth 9 armë me potencial bërthamor. Një e treta janë krijuar gjatë këtyre tre muajve. Derisa iranianët kanë qenë në negociata, në fakt kanë negociuar aq sa kanë përshpejtuar prodhimin e armëve bërthamore”, tha Ziv.
Ajo tregoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadoren e Kosovës në Izrael dhe se ka komunikuar edhe personalisht me shumë kosovarë që jetojnë atje.
Ziv tha se kosovarët që duan të largohen nga Izraeli në këtë periudhë mund ta bëjnë këtë duke kaluar përmes Egjiptit dhe Jordanisë.
“Kam lidhje shumë të afërt me shefen e misionit të Kosovës në Izrael, por edhe me qytetarë të tjerë kosovarë që banojnë në Izrael. Me disa kam biseduar edhe vetë dhe më duhet të them që ata që kam kontaktuar janë në disponim shumë të mirë. Janë me qëndrim në Izrael dhe si gjithë të tjerët i dëgjojnë udhëzimet e forcave të sigurisë dhe komandës, që na thonë ku të qëndrojmë e ku të shkojmë”.
“Ata që dëshirojnë të largohen janë në kontakt me Ambasadën e Kosovës, e cila u ofron të gjitha informatat dhe opsionet. Nëse vendosin të largohen nga Izraeli, mund të kalojnë përmes Egjiptit dhe Jordanisë”, tha ambasadorja izraelite në RTK.
“Irani ka një industri të avancuar të raketave, të cilat kanë për qëllim bartjen e eksplozivëve dhe armëve bërthamore deri në territorin e Izraelit. Më duhet të them që kapaciteti raketor iranian nuk është 1,500 kilometra, që është distanca mes Izraelit dhe Iranit. Distanca që këto raketa mund të përshkojnë është 4,000 kilometra, që do të thotë se mund të shtrihen deri në territorin e Evropës. Të gjithë duhet të pyesim: pse regjimi iranian ka krijuar këtë lloj kapaciteti?”, tha ajo.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po zhvillon një takim me ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Ky takim po zhvillohet në kohën kur Trump po shqyrton nëse SHBA duhet të përfshihet më tej në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan u largua një ditë më herët nga samiti i G7 në Kanada për t’u kthyer në Washington.
Reuters raportoi më herët se ushtria amerikane po dislokon më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme dhe po zgjat qëndrimin e disa avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar kështu praninë ushtarake të SHBA-së në rajon teksa lufta mes Izraelit dhe Iranit po vazhdon.
Njëri nga zyrtarët ka deklaruar se dislokimet përfshijnë avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35, përcjell Reporteri.net.
Dy zyrtarë amerikanë theksuan se dislokimi i avionëve luftarakë ka një karakter tërësisht mbrojtës, duke sqaruar se këto mjete janë angazhuar më parë për të rrëzuar dronë dhe raketa të lëshuara drejt objektivave ushtarake dhe civile.
Pentagoni ende nuk ka komentuar mbi këto raportime./Reporteri.net
Ushtria amerikane raportohet se po dislokon më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme dhe po zgjat qëndrimin e disa avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar kështu praninë ushtarake të SHBA-së në rajon teksa lufta mes Izraelit dhe Iranit po vazhdon, kanë deklaruar tre zyrtarë amerikanë.
Siç raporton Reuters, njëri nga zyrtarët ka deklaruar se dislokimet përfshijnë avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35, përcjell Reporteri.net.
Dy zyrtarë amerikanë theksuan se dislokimi i avionëve luftarakë ka një karakter tërësisht mbrojtës, duke sqaruar se këto mjete janë angazhuar më parë për të rrëzuar dronë dhe raketa të lëshuara drejt objektivave ushtarake dhe civile.
Pentagoni ende nuk ka komentuar mbi këto raportime.
Pak më herët, Kryeministri britanik, Keir Starmer,deklaroi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka deklaruar asgjë që do të sugjeronte se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit./Reporteri.net
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se janë në dijeni për vendndodhjen e saktë të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameni, por se tani për tani nuk do ta vrasin, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Trump ka paralajmëruar se durimit të tyre po i vjen fundi, teksa e quajti atë objektiv të lehtë.
“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta eliminojmë (nuk do ta vrasim!), të paktën për tani. Por nuk duam që raketat të godasin civilët ose ushtarët amerikanë. Durimi ynë po shteron”, ka shkruar Trump.
Ditë më parë ka pasur raportime se ishte Trumpi ai që e ka ndaluar Izraelin të vrasë Khamenein.
Pak më parë, ai shkroi se “Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit”./Reporteri.net
Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran janë në ardhje, derisa presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet me Këshillin për Siguri Kombëtare, pasi ka bërë thirrje për “përfundim të vërtetë” të sulmeve ajrore vdekjeprurëse që kanë këmbyer armiqtë e përbetuar për pesë ditë me radhë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se ushtria e shtetit të tij do të lëshojë paralajmërime tjera për banorët e Teheranit, para sulmeve që pritet të kryhen më 17 qershor.
“Ne do të sulmojmë shënjestra shumë të rëndësishme në Teheran sot… ne do të vazhdojmë me goditje të rënda kundrejt Iranit”, ka thënë Katz.
Paralajmërimet kanë ardhur teksa mediat iraniane kanë raportuar për disa shpërthime në qytetin e Isfahanit, ku gjenden disa qendra bërthamore.
Ndërkohë, sirenat ajrore janë dëgjuar nëpër Tel Aviv, për t’i paralajmëruar banorët për ndonjë sulm të mundshëm iranian.
Teksa është larguar nga samiti i shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), të mbajtur në Kanada, Trump është shprehur i zemëruar ndaj Teheranit pse nuk ka arritur marrëveshje për programin bërthamor, i cili është duke u shënejestruar nga Izraeli, edhe pse Irani pretendon se e ka vetëm për qëllime civile.
“Nuk po kërkoj armëpushim, po kërkojmë diçka më të mirë sesa armëpushimi”, u ka thënë Trump gazetarëve duke u nisur nga Kanadaja për në Uashington, duke e lënë samitin ende pa përfunduar.
Presidenti amerikan ka thënë se qëllimi i tij është “një fund, një fund i vërtetë, jo armëpushim”.
Më herët gjatë 17 qershorit, ushtria izraelite ka thënë se e ka vrarë Ali Shadmanin, i cili është emëruar komandant i selisë qendrore Khatam ol-Anbiya, pas vrasjes së gjeneralit Gholam Ali Rashid në sulmet izraelite të 13 qershorit.
Irani nuk e ka pranuar vdekjen e Shadmanit, i cili ka qenë gjeneral në Gardën Revolucionare Islamike.
Selia është përgjegjëse për komandën operacionale dhe lideri i tij shërben si zëvendës-komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit.
Trump është larguar nga samiti G7 më 16 qershor me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke paralajmëruar që “secili duhet të evakuohet menjëherë nga Teherani”.
“Irani do të duhej të nënshkruante ‘marrëveshjen’. U kam thënë ta nënshkruajnë. Çfarë turpi dhe humbje e jetëve njerëzore. Thënë qartë, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë disa herë”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social.
Rrjeti televiziv amerikan, CNN e ka cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se komenti për evakuim ka qenë presion për Iranin që të negociojë.
Edhe ushtria izraelite e ka lëshuar më herët një njoftim, duke u bërë thirrje banorëve të një distrikti të Teheranit që të evakuohen.
Izraeli deklaron se sulmet kundër liderëve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike, janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.
Sulmet kanë vrarë të paktën 224 njerëz në Iran.
Irani është hakmarrë duke nisur mbi 370 raketa dhe qindra donë në Izrael.
Deri më tani është raportuar për 24 persona të vrarë./REL
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka deklaruar asgjë që do të sugjeronte se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Të dy liderët janë takuar në Samitin e G7’ës në Kanada, ku kanë marrë pjesë edhe liderë të vendeve tjera.
Trump është larguar më herët nga samiti, duke përmendur ngjarjet në Lindjen e Mesme./Reporteri.net
Në një fjalim të mbajtur përpara Parlamentit Evropian, Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj komunitetit ndërkombëtar për pasojat e mosreagimit ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke theksuar se “nëse bota nuk vepron me vendosmëri, do të jetë bashkëpunëtore në krimet e Izraelit”.
Ai vuri në dukje katastrofën humanitare në Rripin e Gazës, ku që nga tetori i vitit 2023, ofensiva izraelite ka shkaktuar vdekjen e mbi 55,400 palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. “Ajo që po ndodh sot në Gaza sfidon ligjin ndërkombëtar, standardet morale dhe vlerat tona të përbashkëta,” theksoi Mbreti Abdullah, duke shtuar se edhe në Bregun Perëndimor, shkeljet po përshkallëzohen përditë.
Lidhur me zgjidhjen e konfliktit, ai deklaroi se krijimi i një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, është zgjidhja e vetme e drejtë dhe e qëndrueshme. “Palestinezët, si çdo popull tjetër, meritojnë liri, sovranitet dhe po, shtetësi,” tha ai.
Monarku jordanez iu referua gjithashtu zhvillimeve gjyqësore ndërkombëtare, përfshirë urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai përmendi gjithashtu padinë për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Duke komentuar mbi tensionet në rritje me Iranin, Mbreti Abdullah paralajmëroi se sulmet izraelite ndaj Iranit përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit, duke i cilësuar ato si “një kërcënim për të gjithë”.
Më shumë se 450 persona janë vrarë në Iran si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që kanë nisur të premten, sipas të dhënave të fundit nga Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (HRANA) – një organizatë jofitimprurëse që monitoron shkeljet e të drejtave në vend, përcjell Reporteri.net.
Sipas HRANA-s:
224 civilë janë vrarë dhe 188 janë plagosur,
109 pjesëtarë të ushtrisë kanë humbur jetën dhe 123 janë plagosur,
119 persona të tjerë të vrarë dhe 335 të plagosur nuk janë ende të identifikuar.
Këto të dhëna e çojnë numrin total të viktimave në 452 të vrarë dhe 646 të plagosur që nga fillimi i bombardimeve.
Ndërkohë, media shtetërore iraniane është treguar e rezervuar në dhënien e shifrave zyrtare për viktimat, dhe qeveria nuk ka publikuar ende një bilanc të qartë të humbjeve.
/BBC/Reporteri.net/
Një sulm kibernetik ka ndërprerë disa prej shërbimeve të Bankës Sepah në Iran, sipas agjencisë shtetërore iraniane FARS.
Kjo bankë përdoret gjerësisht në pikat e karburanteve në të gjithë vendin, dhe si pasojë e sulmit, mund të ketë ndërprerje në funksionimin e pompave të benzinës.
Sipas FARS, problemi pritet të zgjidhet brenda pak orëve.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh i lidhur me Izraelin, i quajtur “Gonjeshke Darande” apo “Predatory Sparrow”, i cili pretendon se ka shkatërruar të gjitha të dhënat e Bankës Sepah.
Në deklaratën e tyre, grupi e përshkroi bankën si një institucion të përdorur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), duke e akuzuar se ka shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe ka përdorur fondet e popullit iranian për të financuar grupet terroriste, programin e raketave balistike dhe atë bërthamor ushtarak të regjimit.
Grupi falënderoi “iranianët trima” që sipas tyre, ndihmuan në realizimin e këtij operacioni, pa dhënë detaje të tjera.
/Reporteri.net/
Katar po zhvillon komunikim të përditshëm me Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një zgjidhje në krizën e përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, përcjell Reporteri.net.
“Po bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për komunikim me të gjitha palët, rajonalisht dhe ndërkombëtarisht,” tha Al Ansari.
“Bisedimet tona kanë të bëjnë me gjetjen e një rruge për të dalë nga kjo spirale përshkallëzimi.”
Ai theksoi se nuk janë shkëmbyer ende kërkesa konkrete midis Izraelit dhe Iranit, por se aktualisht po zhvillohen vetëm thirrje me qëllim fillimin e negociatave. Al Ansari konfirmoi se Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka folur me presidentin amerikan Donald Trump dhe me presidentin e ri iranian Masoud Pezeshkian.
Zëdhënësi përsëriti gjithashtu qëndrimin iranian se “Teherani nuk do të negociojë nën zjarr.”
Katari ndan me Iranin fushën më të madhe të gazit natyror në botë — pjesa katariote quhet “North Field”, ndërsa ajo iraniane “South Pars”. Ndërkohë, shtetet fqinje arabe janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
“Po angazhohemi çdo ditë me partnerët në SHBA për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë. Ka pasur deklarata pozitive për angazhimin diplomatik, dhe shpresojmë që t’i rikthehemi rrugës së diplomacisë,” përfundoi Al Ansari.
/Reporteri.net/
Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara thotë se vetëm Forcat Ajrore të SHBA-së kanë armën që mund të shkatërrojë uzinat bërthamore të varrosura thellë të Iranit.
Por analistët janë të kujdesshëm se nuk ka asnjë garanci se edhe ajo bombë mund ta bëjë punën.
CNN shkruan se Fabrika Fordow është e varrosur thellë në malet pranë Qom, në Iranin verior. Thellësia e saj e saktë nuk dihet publikisht, por disa vlerësime e vendosin atë në 80 deri në 90 metra të thellë.
“Që Fordow të shkatërrohet nga një bombë nga qielli, i vetmi vend në botë që e ka atë bombë janë Shtetet e Bashkuara”, tha ambasadori Yechiel Leiter.
Bomba që Leiter i referohet është GBU-57/B – e njohur edhe si Penetruesi Masiv i Ordnancës.
I njohur gjithashtu si “shkatërrues bunkerësh”, është një municion i udhëhequr nga GPS prej 30,000 paundësh me një kokë luftarake me shpërthyes të lartë prej 5,740 paundësh që është aq i rëndë sa mund të hidhet vetëm nga bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore.
“Kutia e kokës së luftës është bërë nga një aliazh çeliku special me performancë të lartë”, duke i mundësuar asaj të gërmojë thellë në tokë dhe të shkatërrojë bunkerë dhe tunele të ngurtësuar, sipas një dokumenti faktesh të ushtrisë amerikane.
Një raport i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara tha se GBU-57 mund të depërtojë në një thellësi prej 61 metrash (200 këmbë). Kjo do të ishte rreth 20 metra më pak se impianti iranian në Fordow, sipas vlerësimeve të raportit.
“GBU-57/B ka të ngjarë të kërkojë impakte të shumëfishta në të njëjtën pikë synimi për të pasur një shans të mirë për të depërtuar në objekt”, thuhet në raport.
Analistë të tjerë pajtohen, duke thënë se nëse SHBA-të do të përpiqeshin të godisnin Fordow-n, kjo ndoshta nuk do të mund të bëhej me një bombë të vetme.
“Do të mbështetesha në sulme të përsëritura kundër Fordow”, tha analisti ushtarak i CNN, Cedric Leighton, një ish-kolonel i Forcave Ajrore të SHBA-së.
“Sulmet e përsëritura mund të funksionojnë, por nuk jam i sigurt”, tha Peter Layton, një ish-oficer i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane, tani bashkëpunëtor në Institutin Griffith Asia, duke shtuar se nuk do të kishte “asnjë garanci për sukses apo aftësi për të provuar se (Fordow) është rrëzuar” nëse do të goditej.
Kompania izraelite me bazë në Haifa, “Bazan Group”, tha se të gjitha rafineritë e saj janë mbyllur.
Vendimi u mor pasi një stacion energjetik që përdorej për të prodhuar avull dhe energji u dëmtua në masë domethënëse nga një sulm i Iranit, sipas një dokumenti të rregullatorit të hënën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Bazan Group” tha se sulmi iranian ka rezultuar në vdekjen e tre punonjësve të kompanisë.
Pas fillimit të sulmeve të befasishme izraelite kundër Iranit të premten, çmimet e naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare kanë shënuar rritje të ndjeshme.
Çmimet patën lëvizjen më të madhe brenda një dite që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës më 2022.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të fortë në drejtim të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e krahasuar me diktatorin irakian Sadam Husein dhe duke e paralajmëruar se mund të ketë të njëjtin fat.
“E paralajmëroj diktatorin iranian kundër vazhdimit të kryerjes së krimeve të luftës dhe lëshimit të raketave ndaj civilëve izraelitë,” deklaroi Katz, sipas raportimeve nga mediat izraelite.
Sipas tij, udhëheqja iraniane është përgjegjëse për intensifikimin e sulmeve ndaj Izraelit dhe do të përballet me pasoja të rënda nëse vazhdon këtë linjë veprimi.
“Khamenei do të bënte mirë të kujtonte fatin e diktatorit në vendin fqinj me Iranin, i cili zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit,” tha më tej ministri, duke iu referuar rrëzimit dhe ekzekutimit të Sadam Huseinit pas ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Irak në vitin 2003.
Deklaratat vijnë në një kohë përshkallëzimi të tensioneve ushtarake mes Izraelit dhe Iranit. Autoritetet iraniane pretendojnë se dhjetëra civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që kanë nisur prej së premtes.
“Ne do të vazhdojmë edhe sot të veprojmë kundër regjimit dhe objektivave ushtarake në Teheran,” theksoi Katz, duke konfirmuar vijimin e ofensivës izraelite. Ai paralajmëroi popullsinë iraniane që të largohet nga kryeqyteti i vendit.
Raketat e lëshuara nga Irani kanë goditur vende të ndryshme në të gjithë territoret e pushtuara palestineze të Izraelit.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë qendrën logjistike Aman, pjesë e kompleksit të inteligjencës ushtarake izraelite në Glilot, ende duke u djegur pas sulmit.
Ushtria izraelite është përpjekur të minimizojë sulmet duke deklaruar se dëme janë shkaktuar në një parking autobusësh pranë selisë së Mossad-it. Megjithatë, raportet tregojnë se sulmet me raketa kanë synuar drejtpërdrejt vende strategjike, duke përfshirë objektin logjistik Aman dhe selinë e Mossad në Herzliya.
Imazhet që qarkulluan shkurtimisht në mediat në gjuhën hebraike, përpara se të hiqeshin shpejt, tregojnë se vendi i goditjes i përkiste inteligjencës ushtarake të Izraelit. Pamjet konfirmojnë se një instalim sigurie shumë i ndjeshëm u godit drejtpërdrejt.
Sipas burimeve të mediave hebraike, ekziston një mundësi e fortë që vendet sekrete rezervë të lidhura me Njësinë 8200 të Izraelit, një divizion elitar i mbikëqyrjes elektronike dhe inteligjencës, u shkatërruan plotësisht në Herzliya.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është i interesuar vetëm për një armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, por për diçka më të madhe – një zgjidhje përfundimtare, përcjell Reporteri.net.
Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha:
“Nuk po kërkojmë një armëpushim, por po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”
I pyetur se çfarë është më mirë se një armëpushim, ai u përgjigj shkurt: “Një fund i vërtetë. Jo armëpushim. Një fund.”
Duke folur për gazetarët, presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar sërish qëndrimin e tij të prerë ndaj programit bërthamor të Iranit.
“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore,” tha Trump, kur u pyet nëse mund të bëjë më shumë për Izraelin. Ai shtoi: “Për momentin po ia dalim mjaft mirë.”
Sa i përket thirrjes së tij për evakuim nga Teherani, Trump u shpreh shkurt: “Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të sigurt.”
/Reporteri.net/
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se Irani ka lëshuar 30 raketa drejt Izraelit herët në mëngjes.
Shumica e raketave janë kapur në ajër, por disa kanë goditur objektiva, tha një zëdhënës i IDF-së.
/Reporteri.net/
Kur Izraeli nisi serinë e sulmeve kundër Iranit javën e kaluar, ai lëshoi gjithashtu paralajmërime ogurzeza në lidhje me programin bërthamor të vendit, duke sugjeruar se Irani po i afrohej me shpejtësi një pike pa kthim në përpjekjen e tij për të siguruar armë bërthamore dhe se sulmet ishin të nevojshme për të parandaluar këtë rezultat.
Por vlerësimet e inteligjencës amerikane kishin arritur në një përfundim të ndryshëm: Jo vetëm që Irani nuk po ndiqte në mënyrë aktive një armë bërthamore, por ishte gjithashtu deri në tre vjet larg të qenit në gjendje të prodhonte dhe të dorëzonte një të tillë në një objektiv që ai zgjidhte, sipas katër personave të njohur me këto zhvillime, raporton CNN.
Tani, pas ditësh sulmesh ajrore izraelite, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Izraeli mund ta ketë vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm me disa muaj, sipas njërit prej këtyre personave, një zyrtari amerikan.
Edhe pse Izraeli i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme objektit të Iranit në Natanz, një vend i dytë i pasurimit, i fortifikuar rëndë në Fordow, ka mbetur praktikisht i paprekur.
Izraelit i mungon aftësia për të dëmtuar Fordow pa armë specifike amerikane dhe mbështetje ajrore, thonë ekspertët e mbrojtjes.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, një mbikëqyrës ndërkombëtar i lartë, tha javën e kaluar se Irani kishte grumbulluar mjaftueshëm uranium të pasuruar në nivele pak nën nivelin e armëve për të prodhuar potencialisht nëntë bomba bërthamore.
Sfida, për Iranin, është prodhimi jo vetëm i një arme bërthamore të papërpunuar – të cilën ekspertët thonë se Irani mund ta bëjë brenda pak muajsh nëse vendos ta bëjë – por edhe prodhimi i një sistemi funksional të shpërndarjes, gjë që mund të zgjasë shumë më tepër.
Ndërsa zyrtarët e inteligjencës amerikane – dhe IAEA – punojnë për të vlerësuar dëmin që Izraeli i ka shkaktuar arkitekturës bërthamore të Iranit, ekziston një shqetësim se sulmi i shpejtë mund ta bëjë Iranin të bëjë atë që zyrtarët amerikanë besojnë se nuk e ka bërë deri më tani: të ndjekë armatimin.
“Izraeli mund të qëndrojë pezull mbi ato objekte bërthamore, t’i bëjë ato të paoperueshme, por nëse doni vërtet t’i çmontoni, është ose një sulm ushtarak amerikan ose një marrëveshje”, tha Brett McGurk, një ish-diplomat i lartë në Lindjen e Mesme nën administratat Trump dhe Biden dhe një analist i CNN.
Edhe pse Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të përfshijë SHBA-në në përpjekjet e Izraelit për të shkatërruar infrastrukturën bërthamore të Iranit, administrata e njeh se e vetmja mënyrë që Izraeli mund ta rrëzojë programin bërthamor të Iranit është me ndihmën ushtarake amerikane, thanë burime për CNN gjatë fundjavës – në veçanti, bombat amerikane të afta të dëmtojnë objektet nëntokësore dhe bombarduesit B-2 që i mbajnë ato. /Reporteri.net/
Irani dhe Izraeli po shkëmbejnë zjarr për të pestën ditë me radhë.
Një zyrtar ushtarak izraelit tha se në raundin e fundit të sulmeve iraniane, u lëshuan rreth 20 raketa, shumica e të cilave u kapën, por se disa goditje u identifikuan në zona të hapura, raporton BBC.
BBC tha se reporterët e saj kishin dëgjuar shpërthime në disa pjesë të Izraelit dhe se të paktën një goditje ishte raportuar në qendër të vendit.
Irani lëshoi dy valë raketash në përgjigje të sulmeve izraelite, duke vendosur alarme për sulm ajror në pjesë të Izraelit qendror dhe verior në orët e para të mëngjesit.
Ministrat e Jashtëm të 20 vendeve arabe dhe myslimane kanë dënuar sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe kanë kërkuar uljen e tensioneve në një deklaratë të përbashkët, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Egjiptit, MENA.
Ministrat e Egjiptit, Jordanisë, Pakistanit, Bahreinit, Bruneit, Turqisë, Çadit, Algjerisë, Komoreve, Emirateve të Bashkuara Arabe, Xhibutit, Arabisë Saudite, Sudanit, Somalisë, Irakut, Omanit, Katarit, Kuvajtit, Libisë dhe Mauritanisë shprehën “shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e rrezikshëm në rajon”.
Në deklaratë thuhet se ministrat “theksuan nevojën për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve dhe parimet e fqinjësisë së mirë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të zgjidhin mosmarrëveshjet me mjete paqësore”.
Ata gjithashtu “theksuan rëndësinë e krijimit të një Lindjeje të Mesme të lirë nga armët bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë” dhe bënë thirrje për aderim ndaj Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Izraeli nuk është palë në këtë traktat – një marrëveshje ndërkombëtare që synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore.
Ministrat nënvizuan se konflikti duhet të zgjidhet me diplomaci dhe “nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake”.
/Reporteri.net/
Ushtria izraelite pretendoi të martën se kishte vrarë Ali Shadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e shtabit të Iranit gjatë kohës së luftës, raporton Reuters.
Izraelitët e përshkruan Shadmanin si “komandantin më të lartë ushtarak të Iranit”.
Shadmani u emërua në rolin e tij pas vrasjes së Gholamali Rashid javën e kaluar nga forcat izraelite, i cili ishte ish-kreu i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya.
“Avionët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan selinë qendrore në zemër të Teheranit gjatë natës. Dhe, falë inteligjencës së saktë, ata vranë Ali Shadmanin, komandantin më të lartë ushtarak dhe njeriun më të afërt me udhëheqësin iranian Ali Khamenei”, thuhej në deklaratë. /Reporteri.net/
Të hënën në mbrëmje, dhjetëra iranianë udhëtonin nga Teherani drejt veriperëndimit të vendit.
Skenat vijnë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit dhe presidenti amerikan Donald Trump bënë thirrje dje për evakuimin e njerëzve nga Teherani.
Ministria izraelit tha se banorët e Teheranit do të detyroheshin të paguanin çmimin e “diktaturës dhe të evakuonin shtëpitë e tyre nga zonat ku do të jetë e nevojshme të sulmoheshin objektivat e regjimit dhe infrastruktura e sigurisë në Teheran”.
Sipas fotove të kapura nga Reuters, banorët e Teheranit po lëvizin drejt qytetit të Karaj nga ku po shkojnë drejt veriperëndimit të vendit, më saktësisht drejt Chalus.
MASSIVE TRAFFIC IN TEHRAN AS MILLIONS ATTEMPT TO FLEE THE CITY pic.twitter.com/BmGkV5lB4J
— Breaking911 (@Breaking911) June 16, 2025
Ndërkohë, priten sulme të reja izraelite ndaj objektivave në Teheran. /Reporteri.net/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje banorëve të Teheranit të largohen nga kryeqyteti iranian disa orë pasi Izraeli lëshoi një urdhër për evakuimin e banorëve të një pjese të madhe të Teheranit.
“Irani duhet ta kishte nënshkruar marrëveshjen që unë u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbjeje jete njerëzore. Thënë thjesht, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore E. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga Teherani”, shkroi Trump në rrjetin e tij social “Truth”.
Washingtoni dhe Teherani ishin në mes të bisedimeve bërthamore kur Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit të premten.
Orë para komenteve të Trump, forcat izraelite lëshuan urdhra evakuimi për banorët e pjesës më të madhe të Teheranit, duke i paralajmëruar ata për bombardime të afërta të “infrastrukturës ushtarake”. Teherani ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh. /Reporteri.net/
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vlerëson se sulmet ndaj Iranit e kanë kthyer programin e tij bërthamor në mënyrë të konsiderueshme prapa.
“Unë vlerësoj se po i kthejmë ato pas për një kohë shumë, shumë të gjatë,” tha ai në një konferencë për shtyp të hënën. “Ne kemi objektiva dhe do të bëjmë një kanal rrënjësor këtu.”
Izraeli ka synuar tre objekte kryesore bërthamore iraniane – Natanz, Isfahan dhe Fordow – dhe disa shkencëtarë të lartë të përfshirë në kërkimin dhe zhvillimin bërthamor. Shkalla e dëmit po fillon të bëhet e dukshme, me imazhe satelitore dhe analiza të ekspertëve që lënë të kuptohet se sulmet patën një ndikim të rëndësishëm në të paktën dy nga vendet, raporton CNN.
Por shkalla e plotë e dëmit mbetet e paqartë – jo vetëm sepse infrastruktura më e ndjeshme bërthamore e Iranit është varrosur thellë nën tokë – dhe secila palë dha vlerësime të parashikueshme të kundërta: Një zyrtar ushtarak izraelit tha se sulmet ndaj vendeve bërthamore të Iranit në Natanz dhe Isfahan ishin në gjendje t’i dëmtonin vendet “në mënyrë të konsiderueshme”, ndërsa Irani pretendoi se dëmtimi i objekteve ishte i kufizuar.
“I gjithë zinxhiri i furnizimit (bërthamor) është ndërprerë”, tha për CNN të dielën Ali Vaez, Drejtori i Projektit të Iranit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ndërsa Izraeli dhe Irani vazhduan të shkëmbenin zjarr. Vaez theksoi rëndësinë e çdo vendi bërthamor të synuar, të cilët janë të përfshirë në sekuencën komplekse të hapave të nevojshëm për të krijuar një armë bërthamore.
“Ky zinxhir tani është thyer, por mund të ribashkohet brenda pak muajsh, sepse Irani ka si njohuritë ashtu edhe materialin e nevojshëm për të”, paralajmëroi ai. “Ky nuk është një problem që do të zhduket thjesht me sulme ajrore”, tha ai. /Reporteri.net/