Donald Trump e konsideron sukses, vendimin për vendosjen e tarifave minimalisht 10% për çdo mall të huaj që hyn në Shtetet e Bashkuara.
“Çdo vend ka kërkuar të negociojë. E kemi vendosur veten në kolltukun e shoferit. Kur ne i kërkonim shumicës së këtyre vendeve të bënin diçka, ata refuzonin. Tani do të bëjnë gjithçka për ne. Kjo do ta bëjë vendin tonë shumë të pasur”, thekson Presidenti Trump.
Këtë të premte, Kina njoftoi vendosjen e tarifave reciproke 35% për çdo gjë që importohet nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, jo vetëm bursat botërore, por edhe tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara kanë njohur vetëm rënie nga që pas shpalljes së vendimit, të mërkurën. Dollari vazhdon të zhvlerësohet, ndërsa monedha europiane shënoi nivelin më të lartë të 6 muajve të fundit.
Këto turbullira ekonomike konsiderohen si më të rëndat që pas pandemisë së Covid-19-ës. Vendet e Bashkimit Europian kanë paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjen me të njejtën monedhë tarfiave të Trumpit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.